University of Applied Sciences and Arts, Hannover, Germany (HsH)
Faculty II – Mechanical Engineering and Bio-Process Engineering
https://f2.hs-hannover.de/studium/bachelor-studiengaenge

Në kuadër të projektit “International, Interdisciplinary, Innovative – LAB i³”, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, ofrohen bursa për 2 studentë të UBT për të studiuar ne semestrin e dimrit 2020/2021 në HsH Hochschule Hannover, Germany

HsH ofron 2 bursa për:
1. Një student i UBT-së nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
2. Një student i UBT-së nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Fakulteti i HsH ofron kurset e mëposhtme:
– Teknologjia e paketimit të ushqimit (niveli Bachelor)-
(Food packaging technology, Bachelor level)
– Teknologjia e lëndëve të para të rinovueshme (niveli Bachelor)
(Technology of renewable raw materials, Bachelor level)
– Teknologjia e produkteve të qumështit (niveli Bachelor dhe Master)
(Dairy food technology, Bachelor and Master level)
Bursa për çdo student është 5025 Euro dhe përmban grantin prej 750 Euro në muaj +
pagesa e udhëtimit prej 525 Euro.

Studentët e interesuar për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
1) 1 Curriculum Vitae
2) 1 Letër motivimi (1 faqe)

Cv dhe letra e motivimit duhet të përputhen me kriteret e mëposhtme të zgjedhjes:
1. Përshtatshmëria profesionale (lista e notave aktuale)
2. Kompetenca e gjuhës angleze ose gjermane (dëshmi e një testi gjuhësor)
3. Aftësia personale (në lidhje me rëndësinë e studimit, përgatitjen, motivimin, angazhimin
jashtëshkollor)

Vendimi përfundimtar do të merret nga përfaqësuesit e HsH Hannover përmes një interviste përzgjedhëse.

CV-ja, letra e motivimit dhe lista e notave duhet të dorëzohen përmes postës elektronike deri më 5 qershor 2020 në adresën e personit të kontaktit:
Dr Ingrid Christian, AUT, International Scientific Coordinator:
[email protected]

Kliko ketu: Call_bursaryHsH20_21-aplikim per studime