Zbulimi i talenteve të rinj dhe përkrahja e tyre, vazhdon të mbetet qëllimi i Kolegjit Universitar Qiriazi.
Për këtë, Kolegji Universitar Qiriazi ofron 3 lloje BURSA-sh STUDIMI për të gjithë ata, të cilët kanë nevojë për një “shtysë” të vogël për të nisur rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
1. Bursa EKSELENCE
Studentët që regjistrohen në vitin e parë në programet Bachelor dhe kanë përfunduar me rezultate të larta shkollën e mesme përfitojnë Bursa studimi si më poshtë:
Me notë mesatare mbi 9.5 përfitojnë bursë të plotë
Me notë mesatare 9 – 9.5 përfitojnë ½ bursë
Me notë mesatare 8 – 9 përfitojnë ¼ e bursë
2. Bursa TALENTI
Për studentët profesionistë në Sporte, Art, Lidership, IT etj.
3. Bursa SOCIALE
Për studentët jetimë, me aftësi të kufizuar dhe ndihmë sociale.
Tarifat e studimit për vitin akademik 2024-2025 do të jenë si më poshtë :
Fakulteti i Ekonomisë
Financë (3-vjeçar) – 1650 €/vit akademik
Menaxhim Biznesi (3-vjeçar) – 1650 €/vit akademik
Menaxhim Hoteleri-Turizëm (3-vjeçar) – 1700 €/vit akademik
Informatikë Ekonomike dhe Biznesi (3-vjeçar) – 1700 €/vit akademik
Fakulteti i Edukimit Shkencave Sociale dhe Sportit
Edukim Fizik dhe Sporte (3-vjeçar) – 1750 €/vit akademik
Kujdes Social dhe Shëndetësor (2-vjeçar) – 1750 €/vit akademik
Fakulteti i Drejtësisë
Studime të Integruara në Drejtësi (5-vjeçar) – 1650 €/vit akademik
Asistent Ligjor dhe Administrativ (2-vjeçar) – 1700 €/vit akademik
Kolegji Profesional i Lartë
Teknologji Informacioni (2-vjeçar) – 1650 €/vit akademik
Hoteleri Turizëm (2-vjeçar) – 1750 €/vit akademik
Teknologji Ushqimore (2-vjeçar) – 1750 €/vit akademik
* Studentët të cilët aplikojnë dhe regjistrohen në Raundin e Parë përfitojnë dhe 10% zbritje në tarifat e studimit.
** Tarifat e studimit mund të paguhen me këste cdo muaj.
Për çdo pyetje ose informacione të mëtejshëme, kontaktoni Kolegjin Universitar Qiriazi :
[email protected] ; +355 67 2000 874



