Të dashur studentë!

 

Në datën 2 Shtator 2019 fillojnë aplikimet në programin Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE për vitin akademik 2019-2020 që do të zhvillohet pranë FAU/UPT dhe IMK në qytetin e TIRANES.

 

APLIKONI SA MË PARË PËR TU REGJISTRUAR!

 

Aplikimi bëhet deri në datat  11 Tetor 2019, pranë Sekretarisë së FAU.

 

Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe MSc. në degën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit brenda dhe jashtë vendit. Vende të vecanta janë për studentë nga Kosova, Maqedonia(FYR), Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci, si dhe të huaj.

 

Profesorë nga më të shquarit në këtë fushë do të jenë pjesë e mësimdhënies. Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari, Universitá di Campania.

 

Per me tepër shkarkoni:

Udhëzim-nr.17-datë-30.7.2019