Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim sot për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qofshin ata me diplomë apo pa diplomë. Seanca informuese e radhës do të mbahet nesër, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:



“Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024. Stafi ynë organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Të gjithë të interesuarit për të ndjekur një seancë virtuale mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3wW3Ijw.

Seanca jonë e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të mahnitshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!”