Mesa duket neper fakultetet e universiteteve akoma nuk ka shkuar urdheresa per pergjysmimin e tarifave universitare ne kuader te VKM, dhe premtimit te dhene nga kryeministri?

Cfare po ndodh? Pse po punohet kaq ngadale per realizimin e dickaje kaq te thjeshte per tu realizuar?

Me poshte keni fotot e lajmerimeve neper fakultete dhe VKM.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 


 

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.288, DATË 21.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUFIRIT MAKSIMAL TË TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE ME KOHË TË PLOTË”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Në vendimin nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:

 

a) Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:

 

“1. Kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë, për vitin akademik 2018-2019 dhe në vijim, paguhet nga studentët në masën 50% të vlerave të pasqyruara në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Institucionet publike të arsimit të lartë rimbursohen me fonde grant nga buxheti i shtetit për vlerën e tarifës vjetore të reduktuar, sa më sipër.”.

 

b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:

 

“1/1. Studentët, të cilët rezultojnë me notë mesatare nën 6 (gjashtë) në përfundim të vitit të parë akademik, nga viti akademik 2019-2020 e në vijim paguajnë tarifën e plotë të studimit, të pasqyruar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.