Shkruan një studente për Universiteti.info. Po jap rastin tim.Une gjithmone kam patur qejf shkencat ekzakte.Dhe te them te drejten isha goxha e zonja ne keto lende.Dhe dy vitet e fundit te gjimnazit fillova t’ia ve syrin inxhinerise dhe sa me shume zbuloja rreth saj,aq me shume me pelqente.Nga ana tjeter,isha shume e zonja me pajisjet elektronike dhe ia thoja nga informatika,dhe motra me sugjeroi deget e fakultetit te teknologjise se informacionit dhe me pelqyen shume.
Pervec ketyre degeve me pelqente shume edhe arkitektura sepse kisha edhe dore per vizatim.Kur erdhi koha e aplikimit mami ishte prane meje.Kam hedhur 5 dege te politeknikut dhe mezor me la mami.Degen e finances e kam hedhur ne fund dhe ate e hodha sa per te mbushur 10-shen qe tmos me mbetej peng pse nuk hodha 10 dege.Kur filluan te dalin fituesit,fillova te afrohesha te deget qe doja un.Dogja dy dege.Mami u merzit.Me thonte “pse nuk u rregjistrove?”
Une e kuptova menjehere se pse thonte dhe sillej ashtu,sepse kishte nje frike absurde se un do mbetesha pa shkolle.(Mesatarja e tre viteve te gjimnazit ishte 9.73 dhe mesatarja Vkm ishte 9.12).U afrova aq shume te arkitektura dhe te inxhinieria elektronike dhe e dija qe do i fitoja dhe fillova te enderroj se si do jete jeta ime kur te mbaroj shkollen dhe se sa shumw do me pelqeje puna qe do bej.Nje faze para se te fitoja keto deget(isha shume afer dhe fazen tjeter ishte 100% qe do i fitoja-isha ne fazen e 3) fitova degen e finances,ate qe kisha hedhur te fundit.Mami me tha pse nuk e zgjedh.Nderkohe qe un gjithe kohes i permendja inxhinierine dhe mami e dinte se sa e doja.Megjithate ia shpjegova prape.Mami u inatos.Vazhdonte kembengulte qe te rregjistrohesha,une thoja “jo,eshte e ardhmja ime,do e zgjedh vete degen”(e perseris,kisha hedhur 5 dege te politeknikut kur aplikova).Mami u inatos aq shume pas shume diskutimeve/debateve saqe tha “ose do shkosh te rregjistrohesh,ose do te shkoj te te rregjistroj une”.Aty u merzita.Dhe vendosa te rregjistrohem.Kam qare gjithe rruges per ne universitet si femije.S’do ta harroj kurre.
Une studioj finance tashme dhe e urreja faktin qe me detyruan te shkoja.Por thjesht dua ti them cdo maturanti/maturanteje qe,si fillim duhet ta mendojne mire cfare dege duan te vazhdojne,te bejne kerkime,te shohin cfare lendesh behen,te zgjedhin lendet jo vetem se i kane degjuar emrin,por qe ta dine se do ia dalin dhe do e pelqejne.Dhe mos u ndikoni nga prinderit!


