Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka dhënë vlerësimin përfundimtar mbi të dhënat e performancës arsimore të të rinjve në vendin tonë për vitin 2025.

Vetëm para pak kohësh grupmoshat 15 vjeç, i janë nënshtruar testeve në tre literatura kryesisht në gjuhë & letërsi, matematikë dhe shkencë ku nga rezultatet e provimeve të kryera Shqipëria është renditur në vendin e 69 nga 80 vende të tjera pjesëmarrëse.

Publikimi i këtyre shifrave i kanë dhënë në këtë mënyrë një goditje të fortë sistemit arsimor vendas.

Po ashtu të dhënat e Bankës Botërore kanë raportuar se 60% e të rinjve shqiptarë janë analfabete funksionalë, e kryesisht në shkencat ekzakte.

Studiuesit kanë raportuar se ky numër krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian është gati tre fish më i lartë dhe krahasuar me Serbinë është dyfish më i lartë. Ata kanë deklaruar në media se performanca e nxënësve ka qenë relativisht shumë e dobët ku shumë prej tyre e kanë dorëzuar provimin bosh.