Një student në Universitetin Columbia ra në gjumë gjatë një ore të matematikës.
Kur u zgjua, ndërsa studentët e tjerë po largoheshin nga klasa, pa dy probleme të shkruara në tabelë. Mendoi se ishin detyra shtëpie, i shënoi në fletoren e tij dhe vendosi t’i zgjidhte në shtëpi.
Kur shkoi në shtëpi, kuptoi që problemet ishin jashtëzakonisht të vështira. Por nuk u dorëzua. Punoi pa pushim, bëri kërkime, studioi libra në bibliotekë… dhe më në fund, pas katër faqe llogaritjesh të gjata, arriti të zgjidhte njërin prej tyre.
Në orën tjetër, u habit kur profesori nuk përmendi fare këto “detyra”. Ngriti dorën dhe pyeti:
— Profesor, pse nuk folët për detyrën që na dhatë javën e kaluar?
Profesori u përgjigj me habi:
— Detyrë? Ato nuk ishin detyra… Ishin thjesht shembuj të problemeve të matematikës që askush nuk kishte arritur t’i zgjidhte më parë!
Studenti i hutuar tha: — Por… unë e zgjidha njërin prej tyre!
Zgjidhja u shqyrtua, u vërtetua se ishte e saktë dhe emri i studentit hyri në arkivat e Universitetit Columbia. Kjo histori vazhdon të tregohet ende në korridoret e universitetit.
Çfarë bëri diferencën?
Ai nuk e kishte dëgjuar që këto probleme ishin “të pazgjidhshme”.
Thjesht mendoi se ishin detyra që duheshin zgjidhur.
Nuk u dorëzua përballë vështirësisë. Veproi me këmbëngulje, vendosmëri dhe guxim.
Mësimi:
Mos i dëgjo ata që të thonë “nuk mundesh”.
Ky mesazh nuk inkurajon të flesh në klasë; ai të thotë që, çfarëdo që të ndodhë, beso në potencialin tënd.
Të jesh fizikisht i pranishëm nuk mjafton.
Dallimin do ta bëjë vendosmëria jote.
Suksese!


