🔔🇪🇸Shtyhet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë.
📌Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
https://www.ucm.es/
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️Bachelor (1 semestër);
▫️Master (1 semestër);
📌Fushat e studimit:
▫️Shkenca sociale;
https://www.ucm.es/english/study-programmes
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
📎Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 /Spanjisht);
👉Për më shumë informacion mbi gjuhët e huaja të pranuara nga universiteti partner referohuni linkut:
https://www.ucm.es/english/language-requirements
▫️Learning Agreement;
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
▫️CV;
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Diplomë Bachelor;
▫️Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);
▫️Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
▫️Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
👉Për më shumë informacion mbi gjuhët e huaja të pranuara nga universiteti partner referohuni linkut:
https://www.ucm.es/english/language-requirements
▫️Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Complutense lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
ℹ️Afati për aplikim: 10 Nëntor 2022, ora 10:00.
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
–
–






