1. Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë kopjen e testit një ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve të MSH. Rezultatet paraprake të provimeve të Maturës Shtetërore shpallen jo më vonë se data 30 qershor. Pra, vetēm pas shpalljes së rezultateve të të gjitha provimeve, maturanti/kandidati bën kērkesën për kopje të testit nëpërmjet portalit e-Albania. Ju mund të kērkoni kopjen e testit pēr një, dy, tre ose të katērta provimet e Maturčs Shtetërore


2.Aplikimi do të kryhet në portalin e-Albania, sipas afateve të përcaktuara nga QSHA. Ju duhet të identifikoheni si qytetar në portalin e-Albania dhe të zgjidhni shērbimin “Aplikim pēr kopje të testit të Maturës”. Aty duhet të plotësoni saktë të dhčnat tuaja, duke specifikuar dhe provimin/provimet ku děshironi kopjen e testit.

3.Pas trajtimit të kërkesës, QSHA brenda datës 4 korrik do të děrgojë kopjen e testit per secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapēsira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë pērkatěse të çdo maturanti/kandidati, në e-Albania


4. Maturanti/kandidati, pasi është pajisur me fotokopjen e testit ka të drejtë ta paraqesë kērkesën pěr rivlerësim testi, në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH) ku është regjistruar si maturant/kandidat, më datë 5 korrik 2024.

5.KSHMSH mbledh të gjitha kērkesat pēr rivlerēsim testi, të paraqitura nga maturantët/kandidatět.


6. Fotokopjet e testeve të paraqitura në KSHMSH shqyrtohen nga dy měsues lëndorë të pērcaktuar nga KSHMSH.

7. Mësuesit shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga maturantët/kandidatët vetëm pẽr pyetjet e ankimuara dhe vendosin nëse këto teste do ti kalojnë për rivlerësim QSHA.


8. QSHA kryen procedurën e rivlcrësimit të testeve, me të njejtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve, duke i sekretuar me barkode testet që rivlerësohen.


9. QSHA kryen rivlerësimin e të gjithë testit. Pas rivlerēsimit, vlerēsimi përfundimtar i maturantit mund te jetë: a) me të njëjtin rezultat; b) duke iu ndryshuar rezultati me rritje pikēsh; c) duke iu ndryshuar rezultati me ulje pikësh.


10. Rezultatet përfundimtare tẽ provimeve të maturës pas procesit të rivlerësimit shpallen jo më vonë se data 10 korrik 2024.