Hapen pranimet për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në FTI, nënfusha “Inxhinieri Informatike” dhe nënfusha “Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni”.
Aplikimet do të kryhen pranë sekretarisë së dekanit, në datat 28.102024 deri më datën 01.11.2024.
Projektet e miratura janë:
- “Integrimi i Digital Twin, Industrisë 4.0 dhe Machine Learning për ndërtimin e sistemeve inteligjente efiçente dhe ekologjike”, drejtues projekti Prof. Asoc. Enida Sheme, 2 (dy) kuota
- “Menaxhimi dhe implementimi i teknikave inovative për efiçencën e energjisë në rrjetat wireless të bazuara në IoT”, drejtues projekti Prof. Dr. Aleksander Biberaj, 1 (një) kuotë.
Informacion më të detajuar mbi kriteret e përgjithshme të pranimit dokumentacionin për aplikimin i gjeni në faqen zyrtare të Universitetit Politeknik të Tiranës, në linkun: